e Drejta Civile
Shumica e mosmarrëveshjeve mes njerëzve dhe bizneseve janë civile: një kontratë që nuk u zbatua, një borxh që nuk u kthye, një dëm që duhet shpërblyer. Ju këshillojmë para se të nënshkruani dhe ju përfaqësojmë kur çështja shkon në gjykatë.
Çfarë Mbulojmë
- Hartim dhe shqyrtim kontratash para nënshkrimit
- Padi për përmbushjen e detyrimit dhe kthimin e shumës
- Shpërblim i dëmit pasuror dhe jopasuror
- Pavlefshmëri e veprimeve juridike dhe zgjidhje kontrate
- Sigurim i padisë dhe masa të përkohshme
- Përfaqësim në shkallën e parë, në apel dhe në Gjykatën e Lartë