e Drejta Tregtare dhe e Shoqërive
Një biznes ka nevojë për themele të sakta juridike: statut të qartë, marrëveshje të shkruara mes ortakëve dhe kontrata që e mbrojnë. Shoqërojmë sipërmarrësit vendas dhe të huaj nga regjistrimi deri te mbyllja e një transaksioni.
Çfarë Mbulojmë
- Themelim i shoqërive SHPK dhe SHA, degëve dhe zyrave të përfaqësimit
- Statute, marrëveshje ortakësh dhe vendime të asamblesë
- Kontrata tregtare: furnizim, shpërndarje, agjenci, franchising
- Shitblerje kuotash dhe aksionesh, me verifikim ligjor paraprak
- Mosmarrëveshje mes ortakëve dhe përgjegjësia e administratorit
- Riorganizim, likuidim dhe procedura falimentimi