Kalo te përmbajtja
Bahri HajdariAvokat

Pronësia dhe Pasuritë e Paluajtshme

Prona është shpesh pasuria më e madhe e një familjeje dhe burimi më i shpeshtë i konflikteve. Verifikojmë gjendjen juridike para çdo blerjeje dhe ndjekim çështjen pranë Kadastrës, Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe gjykatës.

Çfarë Mbulojmë

  • Verifikim i titullit dhe i gjendjes juridike para blerjes
  • Regjistrim, përditësim dhe korrigjim i të dhënave në ASHK
  • Legalizim dhe përfundim i proceseve kalimtare të pronësisë
  • Njohje dhe kompensim prone pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave
  • Padi rivendikimi, padi mohuese dhe pjesëtim i sendit në bashkëpronësi
  • Kontrata shitjeje, sipërmarrjeje, qiraje dhe porosie